Një person është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 15:00 në Mitrovicë.

Rastin e ka konfirmuar Ilmi Prekazi nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës.

Prekazi tha se incidenti me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur një 38-vjeçar ka ndodhur në rrugën “Shemsi Ahmeti” në jug të Mitrovicës.

Pamje nga vendi i ngjarjes

“I plagosuri është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Sipas informacioneve ai është plagosur në këmbë nga arma e zjarrit”, tha Prekazi për Telegrafin.

Sipas tij, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar në identifikimin dhe arrestimi e të dyshuarit për kryerjen e veprës./Telegrafi.