Një person është plagosur me armë zjarri në një lokal në fshatin Vitomericë të Pejës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten rreth orës 07:15 është raportuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën “Alia Izetbegoviq”.

Pasi njësiti policor kishte mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë qenë dy persona, njëri nga ta ishte i lënduar nga arma e zjarrit.

I lënduari menjëherë është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.

“Policia menjëherë iu ka përgjigjur vendit të ngjarjes dhe me të arritur në atë lokacion, ka takuar dy persona, njëri nga ta ishte i lënduar nga arma e zjarrtë, i lënduari menjëherë është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia, menjëherë, ka arritur ta identifikojë dhe ta arrestojë të dyshuarin.

Po ashtu, është gjetur dhe sekuestruar arma e cila dyshohet që ishte përdorur në rast nga  i dyshuari: R.K. i lindur me 1989 mashkull/kosovar.

Pas intervistimit të dyshuarit nga ana e hetuesve rajonalë në prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti ёshtë ndaluar për 48-orё.