Plagosje me armë zjarri në Prishtinë
Një person në Prishtinë është plagosur me armë zjarri, kjo ka ndodhur në rrugën “Anton Çeta”. Viktima thuhet se është dërguar për tretman mjekësor. Këtë e ka konfirmuar Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, për Dukagjinin e cila ka thënë se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për […]
Një person në Prishtinë është plagosur me armë zjarri, kjo ka ndodhur në rrugën “Anton Çeta”.
Viktima thuhet se është dërguar për tretman mjekësor.
Këtë e ka konfirmuar Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, për Dukagjinin e cila ka thënë se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.
“Sot rreth orës 06:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Anton Çetta”. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.”















