Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një incidenti me armë zjarri në rrugën “Bajram Shala” në Prizren.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 23 korrik rreth orës 16:40, ndërsa për ngjarjen janë arrestuar dy persona të dyshuar.
Policia ka bërë të ditur se viktima, mashkull kosovar, ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit.
Gjatë hetimeve lidhur me rastin, njësitë policore kanë sekuestruar një pistoletë dhe municion.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.