Plagosje në Prishtinë, arrestohen dy të dyshuar

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar, të cilët ishin në kërkim lidhur me rastin e plagosjes së ndodhur të martën në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, pas një pune intensive hetimore, zyrtarët e Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit kanë arritur t’i identifikojnë dhe t’i arrestojnë të dyshuarit, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Të arrestuarit janë A.K., 36 vjeç, dhe A.Xh., 36 vjeç.

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika