Plakiqi për keqpërdorimet e fondit: Të gjitha këto spekulime do t’i dërgoj në Polici e Prokurori

Fatmir Plakiqi, Drejtor i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, lidhur me lajmet për keqpërdorimin e fondeve ka thënë se janë spekulime

Fatmir Plakiqi, Drejtor i Fondit për Sigurime Shëndetësore

Fatmir Plakiqi, Drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore i ka cilësuar si tendencioze raportimet e disa mediumeve për keqpërdorime në fond.

Plakiqi gjatë raportimit para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka thënë se të gjitha këto spekulime do t’i dërgojë në Polici dhe Prokurori këtë të premte.

Gjatë raportimit, Drejtori i Fondit për Sigurime Shëndetësore ka thënë se kanë filluar sulmet, të cilat përkojnë me kohën prej kur është propozuar ndryshimi i udhëzimit administrativ e tutje.

“Të gjitha këto spekulime të premten do t’i dërgoj në Polici e Prokurori. Kjo është arsyeja pse nuk kam dalë në publik. Krejt informatat janë tendencioze. Ka pasur lloj-lloj informata që janë plasuar. Por, janë organet e hetuesisë që të premten do t’ua dorëzoj dosjen”, ka deklaruar Plakiqi.

Plakiqi ka treguar se deri më tani kanë barazuar 44 institucione shëndetësore dhe shuma e fondeve të pashfrytëzuara është 1.4 milion. Ai ka rrëfyer se janë në fazën e barazimit me 48 institucionet në Maqedoni të Veriut dhe Turqi.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika