“Planet e dhëndrit të Trump-it”, Rama: Ofertë fantastike me potencial të jashtëzakonshëm

"Është aplikim që do ta shqyrtojmë sipas ligjit. Unë flas me fakte. Kemi ofertë fantastike me potencial të jashtëzakonshëm që do ta shqyrtojmë sipas ligjit”, ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar “ofertë fantastike me potencial të jashtëzakonshëm për Shqipërinë” planin e dhëndrit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për ndërtime hotelesh e vilash në ishullin e Sazanit.

Ai ka thënë se nga projekte të tilla “fitojnë shqiptarët”.

“Shqiptarët do të fitojnë çka nuk imagjinohej vite më parë sepse nxitja e këtyre zhvillimeve pasuron shqiptarët, rrit ekonominë, stimulon zinxhirin e prodhimit. Ata konsumojnë këtu. Shqipëria do të jetë konkurrente e ‘luanëve të Mesdheut’. Është aplikim që do ta shqyrtojmë sipas ligjit. Unë flas me fakte. Kemi ofertë fantastike me potencial të jashtëzakonshëm që do ta shqyrtojmë sipas ligjit”, ka deklaruar Rama për mediat.

Ndryshe, Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, shpalli të premten në një intervistë për Bloomberg se ka në plan të zhvillojë për resorte turistike ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit në Shqipëri, investime që duket se lidhen me vendimin kontrovers të socialistëve shqiptarë në pushtet për të zhbërë ligjin për Zonat e Mbrojtura, në kundërshti me rekomandimet e Bashkimit Evropian.

Në një intervistë për median amerikane Bloomberg, Kushner deklaroi se në zonën e Zvërnecit synon të ndërtojë dhjetëmijë njësi akomodimi turistike ndërsa në Sazan imazhet janë gati për vila dhe hotele. Kushner nuk bëri të ditur se mbi çfarë marrëveshjeje, procedure prokurimi apo kontrate do të zhvillohen këto projekte, të cilat janë në pronë publike në Shqipëri dhe nominalisht të mbrojtura nga legjislacioni mjedisor. Ajo që bëhet e ditur është që kompania e tij e investimeve mbështetet nga fonde nga vendet arabe.

Vetëm pak ditë më parë, socialistët me “opinionin” e qeverisë miratuan, pavarësisht kundërshtimeve nga Brukseli, ndryshime në ligjin Për Zonat e Mbrojtura, ndryshime të cilat efektivisht i bëjnë këto zona “të pambrojtura”. Sipas ligjit të propozuar, qeveria ka të drejtë të miratojë investime në këto zona, të cilat shtrihen përgjatë bregdetit të Adriatikut dhe kanë rëndësi të madhe për biodiversitetin.

Dhëndri i Trump planifikon të marrë Sazanin dhe Zvërnecin për resorte

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika