Planet për atentat ndaj Gjukanoviqit, Hoxhaj: Kriminelët serb nga veriu i Kosovës janë të përfshirë në atentat kundër tij
Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, informoi autoritetet malazeze se kishte marrë informacione se ndaj tij po përgatitej një atentat. Ish-kryediplomati, Enver Hoxhaj përmes një postimi në “X” thotë se serbët e veriut të Kosovës luajtën një rol vendimtar në përpjekjen për grusht shteti të vitit 2016 kundër Gjukanoviq-it. Teksa shton se tani kriminelet […]
Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, informoi autoritetet malazeze se kishte marrë informacione se ndaj tij po përgatitej një atentat.
Ish-kryediplomati, Enver Hoxhaj përmes një postimi në “X” thotë se serbët e veriut të Kosovës luajtën një rol vendimtar në përpjekjen për grusht shteti të vitit 2016 kundër Gjukanoviq-it.
Teksa shton se tani kriminelet serb nga veriu janë të përfshirë në planet e atentatit kundër tij.
“Paraushtarakët dhe kriminelët serbë nga veriu i Kosovës luajtën një rol vendimtar në përpjekjen për grusht shteti të vitit 2016 kundër Presidentit Milo Gjukanoviq dhe tani janë të përfshirë në planet e atentatit kundër tij. Këto ngjarje janë të ndërlidhura, duke përfshirë Beogradin dhe Moskën, duke synuar hegjemoninë mbi Malin e Zi,” shkruan Hoxhaj.
Ndryshe, sipas burimeve të “Vijesti” një zyrtar i lartë ushtarak i huaj nga Kosova e informoi atë se një grup i organizuar kriminal nga një shtet fqinj dyshohet se po planifikonte të kryente një atentat, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë të një vendi tjetër fqinj.
Gjukanoviq njihet për qëndrimet e tij pro Kosovës.
Policia malazeze ka shtuar masat e sigurisë ndaj ish-presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, pas informacioneve se ndaj tij po përgatitet një atentat.
Kjo u bë e ditur më 14 korrik, pasi një ditë më parë disa media në Mal të Zi, të cilat duke u thirrur në burime nga sektori i sigurisë, njoftuan se një grup kriminal nga rajoni po përgatitej të vriste Gjukanoviqin dhe se ish-presidenti i Malit të Zi ishte informuar për këtë nga një anëtar i paidentifikuar i shërbimeve të huaja.
“Policia ka marrë informacionin e duhur nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare [ANB]. Theksojmë se besueshmëria e informacionit është ende duke u kontrolluar nga ANB-ja. Menjëherë pas marrjes së informacionit, Policia, Prokuroria dhe ANB-ja morën masa të mëtejshme dhe veprime në juridiksionin e tyre në mënyrë të sinkronizuar”, thuhet në njoftimin e policisë.















