Plani i Boris Johnson, “shkelje e papranueshme e ligjit”

Plani i kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson për transferimin e azilkërkuesve në Ruandë është kritikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara

Plani i kryeministrit britanik Boris Johnson që t’i dërgojë azilkërkuesit 4 mijë milje larg në Ruandë është ilegal, sipas Kombeve të Bashkuara, dhe konsiderohet si “shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar”.

Qeveria planifikon t’u japë një biletë njëdrejtimëshe azilkërkuesve për në Ruandë, në Afrikën Lindore. Johnson u zotua të bëjë “çfarëdo që duhet” për të zbatuar skemën e tij historike. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar shtoi se “dhjetëra mijëra” emigrantë të Kanalit të La Manshit do të dërgoheshin 4 mijë milje larg, transmeton “Mail Online”.

Pamje të azilkërkuesve

UNCHR-ja “dënon fuqishëm dhënien e kontraktimit të përgjegjësisë kryesore për të marrë në konsideratë statusin e refugjatit”. Ndërsa, Kombet e Bashkuara dhe agjensia e saj e refugjatëve kritikon këtë propozim duke e quajtur si “shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar”.

Qeveria njofton se në këtë javë planifikon t’u sigurojë azilkërkuesve, një biletë për në Ruandë, pasi që ky vend i ofron azilkërkuesve të drejtën e aplikimit për të jetuar në vendin afrikan.

Gillian Triggs, ndihmës sekretar i përgjithshëm i UNCHR-së tha se agjencia dënon fuqishëm propozimin e Johnson-it, siç propozohet edhe nga Kryeministri dhe Sekretarja e Brendshme Priti Patel.

Johnson dhe refugjatët

Vendet si, ishulli Ascension në Oqeanin Atlantik, Shqipëria dhe Gjibraltari kanë refuzuar pranimin e emigrantëve.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika