Bashkimi Evropian vazhdon të promovoj planin e zgjerimit duke përmendur edhe përfshirjen e Ballkanit Perëndimor.

Por pa përfunduar agjendat reformuese të shteteve të këtij regjioni anëtarësimi i tyre në BE nuk mund të bëhet.

Njëjtë edhe Kosova dhe Serbia kusht për të prekur bllokun evropian e kanë përfundimin e dialogut të Brukselit.

Kjo u tha nga zëdhënësja e Komisionit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Ana Pisonero,

“Ne në thelb presim që të gjithë partnerët tanë të prezantojnë agjendat e tyre të reformave të finalizuara dhe më pas kjo do të duhet të vlerësohet nga ana jonë. Do të kemi konsultime edhe me shtetet anëtare. Në rastin e Kosovës dhe Serbisë, ekziston një gjeneral parakusht që ata do të duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në normalizimin e marrëdhënieve të dyja palët rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme në mungesë të përparimit”, ka deklaruar Ana Pisonero.

Kurse shpresë nuk sheh nga palët në dialog nuk sheh, politologu Fidan Ukaj.

“Ne gjendemi në një status-quo apo në një ngërrç, të këtij proesi dialogues dhe nga kërkesa e Bashkimit Europian për fillim të zbatimit të këtyre marrëveshjeve dhe nëse Kosova dhe Serbia vazhdojnë me këtë avaz të mos rikthimit i bie që të mos kenë qasje asnjëherë”, ka thënë.Fidan Ukaj, politolog.

Ndërkohë, ish-diplomati kosovar, Blerim Canaj, thotë se pret presion nga BE-ja, por jo me ndonjë rezultat konkret.

“Është pritur një lloj presioni edhe pritet që me vazhdu, veç që nuk shoh edhe nuk pres nga asnjëra prej shtetve të jetë konstrultive dhe të pranoj sidomos në këtë kohë zgjedhore”, ka thënë Blerim Canaj, ish-ambasadori i Kosovës në Austri.

Kosova dhe Serbia nuk arritën të kishin takim trepalësh në mes Kurtit edhe Vuçiq-it muajin e kalur, por pati një të tillë mes kryenegociatorëve ani pse pa rezultate.