Plani për vrasje-flet Ismet Haxha për RTV Dukagjinin

Ish-pjesëtari UÇK-së, Ismet Haxha, e ka konfirmuar planin e atentatit ndaj tij. Ai ka thënë se ka qenë i informuar nga Policia e Kosovës, por që arsyet e këtij planifikimi nuk i di

Ismet Haxha- ish-pjesëtar i UÇK-së

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Haxha, emri i të cilit u përfol këtë të hënë si shënjestër e një atentati, ka thënë për Rtv Dukagjinin se, Policia e Kosovës e kishte njoftuar për planifikimin e vrasjes së tij në fund të vitit të kaluar.

Haxha ka thënë se nuk i di arsyet e planifikimit për vrasjen e tij. Ai ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe nuk ka pasur mbrojtje të afërt, por vetëm vëzhgime të shtuara të policisë.

Ai është shprehur se nuk ka informacione se kush e ka planifikuar vrasjen e tij.

“Informacionin për planifikimin e vrasjes e kam marrë në fund të viti të kaluar. Më ka informuar policia. Informata ka qenë se Njësia antiterrorizmit kanë informata se po përgatitet një atentat ndaj meje. Arsyen e kësaj nuk e di, unë kam qenë pjesëtar i luftës. -Nuk kam pasur mbrojtje të afërt, por kam pas vëzhgime të shtuara të policisë. Nuk di kush e ka planfikuar vrasjen, por informacioni ka qenë se ka qenë duke u planifikuar vrasja”, ka thënë Haxha.

Mediumi shqiptar A2news ka raportuar se ka ekzistuar një plan për vrasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së Ismet Haxha.

Sipas këtij mediumi, kjo është bërë e ditur nga një dokument i cili është bërë publik të hënën nga disa hakerë, të cilët dyshohet se këto dokumente i kanë marrë nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika