Planifikim vrasjeje, zjarrvënie e armë pa leje, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 6 personave në Pejë

Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj gjashtë të pandehurve, të identifikuar me inicialet A.H., L.D., M.D., Q.E., A.G. dhe F.O., nën dyshimin se kanë qenë pjesë e një grupi të organizuar kriminal.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të pandehurit akuzohen për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, në lidhje me veprat penale “Veprimet përgatitore për vrasje të rëndë”, “Detyrimi”, “Zjarrvënia”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, njofton Dukagjini.

Sipas aktakuzës, gjatë periudhës korrik 2024 – janar 2025, në Pejë, të pandehurit kanë vepruar si pjesë e një grupi të organizuar kriminal që kishte planifikuar vrasjen e një personi dhe plagosjen ose vrasjen e dy personave të tjerë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror.

Po ashtu, ata akuzohen se kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm, kanë kryer zjarrvënie në pronën e një të dëmtuari, si dhe kanë ushtruar presion, detyrim dhe kërcënime ndaj personave të ndryshëm, gjithashtu me synim përfitimin e kundërligjshëm pasuror.

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që ndaj të pandehurit A.H., i cili ndodhet në arrati, të zhvillohet gjykim në mungesë.

Njëkohësisht, Prokuroria ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit për dy të pandehurit, M.D. dhe L.D., si dhe konfiskimin e armëve dhe municionit të sekuestruar gjatë hetimeve.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika