“PLAS”, VV-ja akuzon PDK, LDK e AAK se po bllokojnë Kuvendin bashkë me Listën Serbe
Çdo 48 orë e njëjta situatë. Rreth orës 09:30 deputetët nisin të hyjnë në hapësirat e Kuvendit. Shumica fillimisht shkojnë në zyrat partiake, disa drejt në sallën kryesore. Tempulli i Demokracisë siç parapëlqejnë disa ta quajnë institucionin që harton e miraton ligje për të mirën e popullit është ka zë thua në postin e Kryeparlamentarit. […]
Çdo 48 orë e njëjta situatë. Rreth orës 09:30 deputetët nisin të hyjnë në hapësirat e Kuvendit. Shumica fillimisht shkojnë në zyrat partiake, disa drejt në sallën kryesore.
Tempulli i Demokracisë siç parapëlqejnë disa ta quajnë institucionin që harton e miraton ligje për të mirën e popullit është ka zë thua në postin e Kryeparlamentarit.
Edhe në seancën e 9-të ndodhi kështu. Takimi i Kurtit me Memli Krasniqi e solli vetëm një risi, tentimin për votë të fshehur që edhe si proces dështoi. Por, edhe tregoi se Vetëvendosje nuk i kishte më shumë se 55 vota.
Kësaj radhe risi pati edhe në renditjen e përfaqësuesve politik para mediave. Pak sekonda para deputetes së LDK-së, Hykmete Bajramit, erdhi kryetari i PDK-së dhe e mori fjalën.
Ai i ripërsëriti qëndrimet që i tregoi pas takimit me Kurtin dhe në foltoren brenda sallës së Kuvendit. Nuk kanë votë për Albulena Haxhiun, kërkojnë të ndërrohet kandidati, dhe e vlerësojnë anti-kushtetues dhe kundër çdo rregulloreje të Kuvendit.
Mendim të njëjtë për votimin e fshehtë ndajnë edhe partitë tjera.
“Jemi duke shkuar drejt procesit të zgjedhjeve, dhe po shkojmë në zgjedhje jo sepse, si parti politike atje në sallë nuk po pajtohemi se si ta adresojmë inflacionin se si ta luftojmë mafinë energjetik, nuk po mjaftohemi për arsim, por sepse partia fituese e cila ika 48 ulëse në Kuvend e ka një problem. Ata i kanë reduktu të gjitha problemet e qytetarëve në emrin e Albulena Haxhiut, dhe nëse shkojmë në zgjedhje nuk shkojmë sepse s’po mund t’i zgjedhim…”, ka thënë Bajrami.
E Lëvizja Vetëvendosje veproi ashtu siç ka bërë qe 20 ditë, gishtin e fajit e drejtoi kah të tjerët.
“Pra kemi PDK-në, LDK-në, Listën Serbe dhe AAK-në që u deklaruan se janë kundër vazhdimit, kundër zhbllokimit të Kuvendit. Në pajtim me aktgjykimin e….”, ka thënë Hekuran Murati, deputet i VV-së.
“Unë besoj që sot para jush, para qytetarëve u shpërfaq edhe sot një koalicion, që edhe gjatë fushatës zgjedhore unë e kam parashikuar. I ashtuquajturi koalicioni ‘PLAS'”, ka thënë deputeti tjetër i VV-së Faton Peci.
Votimin e fshehtë pos me vendim të Gjykatës Kushtetuese Murati e lidhi edhe me sipas tij frikën e partive të tjera, të cilat nuk iu besojnë deputetëve të tyre dhe kanë frikë se fshehurazi mund ta votojnë Haxhiun.
Qëndrimet i ndanë edhe dy partitë më të vogla shqiptare që ishin partner të koalicionit.
“Ish dashtë me u tërheqë…”, ka thënë deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.
“Nuk votojmë dicka që është kundër rregullores…”, ka thënë kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.
Lëvizja Vetëvendosje, të shtunën nga ora 10 në mëngjes, për herë të 10-të do të tentojë të konstitutojë legjislaturën e re e për të tetën herë të sigurojë 61 vota për Kryetare të Kuvendit.















