Platforma e Alibeajt për të bashkuar PD-në

Partia Demokratike pas çarjes së thellë, po synon të bëjë bashkë të gjithë demokratët, por iniciativa e Alibeajt për bashkim duket se ka hasur në problemet, pasi që demokratët po diskutojnë në distancë, por kurrsesi të zvogëlojnë distancën e dallimeve mes tyre

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj

Enkelejd Alibeaj, nëpërmjet një platformë po synonte të bashkonte demokratët e Partisë Demokratike Shqiptare (PD), por si duket të shtunë 16 prillit, është kthyer në mollë sherri në këtë parti.

32 deputetë kanë nënshkruar pikat e dakordanëces të cilat i ka prezantuar nëpërmjet një konference për media, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.

“Kam kërkuar bashkimin edhe pjesëmarrje të përjashtuarve dhe pezulluarve me 12 dhjetor. Është fakt, PD nuk ka të tepërt asnjë nga anëtarët e saj”, ka thënë ai.

Pas kësaj deklarate, kishte reagime dhe nga Komisioni i Rithemelimit. Flamur Noka  deputeti i PD-ës, ka thënë se koha e përjashtimeve ka përfunduar.

Alibeaj, po konsiderohet si peng i kryeministrit Edi Rama, jo vetëm nga Sali Berisha, por edhe nga deputeti i PD-ës, Flamur Noka, ku sipas tij, Alibeaj në të njetë mënyrë sikur se ish-kryedemokrati Lulëzim Basha, po ka frikë nga përballja me vullnetin e demokratëve.

Enkelejd Alibeaj, nëpërmjet Facebook-it e ka dhënë kundër përgjigjën.

“Refuzimi i paralajmëruar i kërkesës së shumicës dërrmuese të Grupit Parlamentar për bashkim, është dëshmi e qartë e faktit se kujt grupim i interesojnë demokratët dhe kush priret të ndjekë verbazi udhëzimet e idhujve”.

Reagimet nuk janë ndalur vetëm me kaq, por kanë vazhduar edhe nga anëtarët e tjerë të PD-ës.

Edhe Gazment Bardhi, sekretar i përgjithshëm i partisë, nëpërmjet një “shkrimi ironik” ndaj deklaratës së Nokës, kishte shkruar, se “interesant shumë edhe ky qëndrim: Kush kërkon bashkimin e demokratëve është ‘vegël’ e Edi Ramës; ndërsa kush po përçanë partinë, po zvogëlon partinë dhe po ecën në rrugën e njëanshmërisë, pa asnjë reflektim, po e ‘tmerron’ dhe ‘lufton’ fuqishëm Edi Ramën”.

Siç duket demokratët kishin zgjedhur që problemet e brendshme dhe mospajtimet t’i diskutoni përmes postimeve në Facebook.

Në radhën e reagimeve ishte dhe deputeti demokrat Xhelal Mziu, ku është rreshtuar në listën e demokratëve që përkrahën Platformën e Alibeajt, për bashkimin e demokratëve.

Xhelal Mziu

20 deputetë nuk e e kanë përkrahu këtë platformë. Prej atyre që nuk janë pajtuar me propozimin e Alibeajt, ata janë Ervin Salianji, Grida Duma, Ina Zhupa dhe Kasëm Mahmutaj, që dikur kanë qenë besnik të Lulëzimi Bashës.

Ervin Salianji e ka kundërshtuar këtë platformë, ku sipas tij kjo i mbyllë rrugën çdo diskutimi dhe nuk i lihet dera hapur për zërat racional për të bashkuar demokratët.

Ervin Salianji

“Çdo deklaratë e njëanshme pa marrë as dakordësinë për publikim të shumë prej kolegëve e përçan dhe ndan Partinë Demokratike, përforcon idenë që ka llogore dhe i fryn ndasive që ekzistojnë! Dokumenti i paraqitur është tërësisht i ndryshëm nga ai që personalisht mu paraqit dje 5 minuta para konferencës së anuluar për shtyp!”, shkruan ai.

Ndërsa, pesë pikat e tjera lidhen me rikthimin në grup të deputetëve të përjashtuar apo pezulluar në 12 janarit 2022.
“Anulohet çdo proces i njëanshëm riorganizimi apo mbledhje të strukturave qendrore të partisë. Grupi Parlamentar ngre një grup pune të përbashkët për realizimin e bashkimit të partisë. Grupi i Përbashkët përcakton strukturat zbatuese të planit të bashkimit”.

Grupi Parlamentar i PD-ës nëpërmjet kësaj platformë apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, dhe ndalimin e shantazhit edhe përçarjes.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika