Platforma Hibrid: Inteligjenca artificiale në fushatat politike kërkon transparencë më të madhe

Platforma për verifikimin e fakteve Hibrid.info ka bërë thirrje për transparencë më të madhe në përdorimin e inteligjencës artificiale (IA) në komunikimin politik, duke theksuar se përmbajtjet e gjeneruara me këtë teknologji po përdoren gjithnjë e më shumë në fushatat zgjedhore në Kosovë.

Në një njoftim për media, Hibrid.info vlerëson se materialet e krijuara me IA po shfrytëzohen për të paraqitur premtime elektorale, vizione për të ardhmen, por edhe për të komentuar gjendjen aktuale shoqërore dhe institucionale.

Sipas platformës, megjithëse këto përmbajtje mund të jenë mjete efektive komunikimi, ato bartin rrezikun që të perceptohen si pamje ose ngjarje reale nga publiku. Për këtë arsye, transparenca dhe informimi i qartë i qytetarëve duhet të jenë parime themelore në përdorimin e inteligjencës artificiale në fushatat politike.

Hibrid.info thekson se Kosova ende nuk ka një kornizë ligjore që obligon etiketimin e përmbajtjeve të krijuara me IA. Megjithatë, sipas saj, standardet evropiane, përfshirë ato të përcaktuara nga AI Act, kërkojnë identifikimin e qartë të përmbajtjeve sintetike për të parandaluar dezinformimin dhe për të mbrojtur integritetin e debatit publik.

Platforma njofton se do të vazhdojë të avokojë për vendosjen e standardeve dhe mekanizmave që garantojnë transparencë në përdorimin e inteligjencës artificiale, duke theksuar se përdorimi i saj në komunikimin politik është i pranueshëm vetëm kur shoqërohet me etiketime dhe deklarime të qarta që i informojnë qytetarët për natyrën e përmbajtjes që po konsumojnë.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika