Platforma “Liria Ka Emër” projekton mesazhin “Ende duke mbrojtur lirinë tonë” në objektin e Presidencës

Në shënim të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, platforma qytetare “Liria Ka Emër” ka realizuar një aktivitet simbolik në kryeqytet, duke projektuar në objektin e Presidencës së Kosovës imazhin me sloganin: “Dita e Pavarësisë – Ende duke mbrojtur lirinë tonë”.
Imazhi paraqet figurat e krerëve të UÇK-së, ndërsa mesazhi thekson se mbrojtja e lirisë vazhdon edhe sot, 26 vjet pas çlirimit dhe 18 vjet pas shpalljes së pavarësisë.
“Sot festojmë Pavarësinë, por njëkohësisht kujtojmë se liria jonë po mbrohet sërish. 26 vjet pas çlirimit dhe 18 vjet pas pavarësisë, çlirimtarët tanë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po përballen me drejtësinë në Hagë. Ne besojmë në drejtësi, por kërkojmë që ajo të jetë e paanshme dhe e drejtë”, ka thënë Ismail Tasholli.
“Ende duke mbrojtur lirinë tonë” simbolizon bindjen se lufta çlirimtare ishte e drejtë dhe se mbrojtja e dinjitetit të saj është obligim qytetar dhe kombëtar.
Po ashtu, sot në Prishtinë u organizua marshi më i madh në historinë e Kosovës së lirë, “Drejtësi, jo politikë”, ku mbi 130 mijë qytetarë mbushën sheshet e kryeqytetit, duke dërguar një mesazh të qartë për drejtësi të paanshme dhe mbrojtje të dinjitetit të luftës çlirimtare.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika