Platforma “Liria ka Emër” sot mban konferencë për media
Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të mbajnë sot një konferencë për media. Konferenca është planifikuar të nisë në ora 16:00, ku do të prezantohen përgatitjet e deritanishme për marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt. Gjatë ditëve të fundit, përfaqësuesit e platformës kanë realizuar […]
Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të mbajnë sot një konferencë për media.
Konferenca është planifikuar të nisë në ora 16:00, ku do të prezantohen përgatitjet e deritanishme për marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt.
Gjatë ditëve të fundit, përfaqësuesit e platformës kanë realizuar vizita në shumë komuna të Kosovës dhe jashtë saj, me qëllim sigurimin e mbështetjes për marshin, për të cilin, sipas tyre, kanë marrë përkrahje të gjerë qytetare.
Nga platforma “Liria ka Emër” është bërë e ditur se vizitat dhe takimet me përfaqësues politikë, shoqërorë, si dhe me komunitetet shqiptare në rajon dhe diasporë, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Njëkohësisht, ata kanë bërë thirrje për mobilizim të gjerë qytetar dhe gjithëkombëtar për pjesëmarrje masive në marshin “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.















