Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka mirëpritur vendimin e Komisionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që është marrë të mërkurën, ku rekomandohet që Kosova ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e KiE-së.

Plenkoviq ka thënë se Kroacia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

“E mirëpres vendimin e sotëm të Komisionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për të rekomanduar anëtarësimin e Kosovës në KiE. Kroacia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar kryeministri kroat në platformën X.

I welcome today’s decision by the Council of Europe’s Parliamentary Assembly Committee to recommend that Kosovo joins @coe! 🇭🇷 will continue to support 🇽🇰 in all international organizations.

— Andrej Plenković (@AndrejPlenkovic) March 27, 2024

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Duke miratuar një projekt-opinion gjatë një takimi të mbajtur të mërkurën në Paris, bazuar në një raport të Dora Bakoyannis (Greqi, EPP/CD), komiteti mirëpriti një listë të gjerë të zotimeve të bëra me shkrim nga autoritetet e Kosovës.

Asambleja Parlamentare jep detaje pas rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Hapi i radhës, sipas këtij komiteti, do të jetë më 18 prill, kur do të hidhet në votim ky raport para Asamblesë Parlamentare në përbërjen e saj të plotë.