Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën e Shqipërinë

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s, duke theksuar se ajo nuk ka karakter armiqësor.

Plenkoviq ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili e akuzoi këtë bashkëpunim për shkelje të marrëveshjes së vitit 1996 dhe për nxitje të një “gare armësh”.

“Shpresoj që dikush të marrë pesë minuta për të lexuar tekstin e marrëveshjes mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo është një marrëveshje e përbashkët për bashkëpunim dhe reforma, jo një akt armiqësor”, ka deklaruar Plenkoviq.

Ai shtoi se Kroacia nuk ka nevojë të kërkojë leje nga askush për këtë bashkëpunim.

“Ne e krijuam një dokument që ndihmon përpjekjet e tyre për reforma. Unë e kuptoj që duhet kërkuar një armik, por kjo marrëveshje nuk është e natyrës armiqësore. Kroacia nuk ka nevojë të pyesë askënd për këtë, as Serbinë dhe as NATO-n”, ka deklaruar të enjten Plenkoviq.

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia nënshkruan më 18 mars në Tiranë një deklaratë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, e cila shkaktoi reagime në Serbi.

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika