Pleshi: U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të prekur nga përmbytjet në Greqi që t’i drejtohen Ambasadës së Shqipërisë

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Pleshi, shpreh solidaritetin me qytetarët grekë të prekur nga përmbytjet në Greqi dhe u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të kontaktojnë Ambasadën e Shqipërisë në rast nevoje

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Pleshi, ka shprehur solidaritetin me qytetarët grekë, që u goditën rëndë nga përmbytjet në disa rajone të Greqisë. Po ashtu, ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që gjenden në Greqi dhe janë në zonat e prekura nga përmbytjet që ta kontaktojnë ambasadën e Shqipërisë.

“Ambasada e RSH-së në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura, mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Njësinë për Menaxhimin e Emergjencave Civile të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë, në numrin e aktivizuar të telefonit 📞 𝟏𝟏𝟐, i cili është vënë në dispozicion të shtetasve që kanë nevojë për ndihmë”,  ka thënë Pleshi.

“Gjithashtu, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të prekur nga përmbytjet në zonat problematike të Greqisë se për çdo nevojë t’i drejtohen Ambasadës të Shqipërisë përmes numrit të emergjencës 📱 𝟎𝟎𝟑𝟎-𝟔𝟗𝟒𝟏𝟔𝟓𝟖𝟏𝟖𝟑, në dispozicion të qytetarëve 𝟮𝟰/𝟳 dhe në adresën: [email protected]”, ka shtuar ai.

Më tutje, ai u ka shprehur ngushëllime familjeve që humbën të afërmit e tyre nga kjo fatkeqësi natyrore që e goditi shtetin grek.

“Solidaritet të plotë me qytetarët grekë, që u goditën rëndë nga përmbytjet në disa rajone të vendit. Ngushëllime familjeve që humbën të afërmit e tyre nga kjo fatkeqësi natyrore!”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Kongresmenja amerikane: Çdo agresion ndaj Kosovës përbën kërcënim për sigurinë...

Lisa McClain, anëtare e Komitetit për Arsimin dhe Punën në Dhomën e Përfaqësuesve në Michigan të ShBA-së, ka thënë se Kosova që moti është...

The Guardian: Zyrtarët amerikanë u bindën nga provat e Qeverisë...

Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator të këtij viti, e ka marrë edhe vëmendjen ndërkombëtare. Së fundmi, gazeta prestigjioze britanike “The Guardian”,...

Anton Cena me tre medalje, dy të arta dhe një...

Anton Cena, garues nga Kosova për Lojërat e 11-të për Policë, Doganierë dhe Zjarrfikës, ka arritur t'i fitojë tri medalje, dy të arta dhe...

Të fundit nga rubrika