Të hënën e 7 shkurtit, zëvendësdrejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, Nëkoloneli Faton Pllana ka pritur në takim drejtorin e Departamentit për Siguri Publike të OSBE-së në Kosovë, Edward Anderson.
Policia e Kosovës njofton se në këtë takim është diskutuar situata e sigurisë në rajon, dhe është vlerësuar të jetë e qetë.
“Gjithashtu u vlerësua lartë bashkëpunimi në mes të policisë së rajonit të Ferizajt dhe OSBE-së në përkrahje dhe mbështetje të disa projekteve dhe trajnimeve të avancuara për policinë e rajonit gjatë vitit 2022”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia njofton që do të vazhdojë mbështetja dhe përkrahja edhe për vitin 2023 rreth projekteve me komunitetin dhe trajnimet që do të organizon OSBE për policinë rajonale të Ferizajt.
“Zëvendësdrejtori Rajonal, Nënkoloneli Faton Pllana e ka falenderuar drejtorin e Deparatamentit për Siguri Publike në OSBE për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të policisë rajonale të Ferizajt rreth prokejteve të policisë në bashkësi , trajnimeve të ndryshme në fushën e hetimeve, fushën e informimit publik e të tjerë”, thuhet tutje në njoftim.