Këtë të shtunë, 23 maj, demokratët u drejtohen kutive të votimit për të marrë pjesë në referendumin për konfirmimin ose jo të Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike.
Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.
Demokratët do të kenë mundësinë të votojnë deri në mbrëmje në të gjitha degët e Partisë Demokratike në rrethe.
Këtë vit, ndryshe nga proceset e fundit zgjedhore, votat do të numërohen nëpër degë dhe jo në selinë qendrore.
Kujtojmë se përballë Berishës nuk u pranua asnjë kandidat, ndërsa ai u legjitimua si emri i vetëm në zgjedhjet për drejtuesin e ri të partisë për 4 vitet e ardhshme./tvklan