“Po bëhet maksimumi për ta shpëtuar gruan”, QKUK jep detaje për të lënduarit nga aksidenti tragjik në hyrje të Shtimes
Dy qytetarët e lënduar nga aksidenti tragjik në rrugën Ferizaj – Shtime janë duke u trajtuar në QKUK. Në një përgjigje për Dukagjinin, nga QKUK kanë thënë se gjendja e gruas, e cila mësohet të jetë shtatzënë, është e rëndë. Në përgjigje thuhet se ekipet mjekësore janë duke bërë ç ‘është e mundur për ta […]
Dy qytetarët e lënduar nga aksidenti tragjik në rrugën Ferizaj – Shtime janë duke u trajtuar në QKUK.
Në një përgjigje për Dukagjinin, nga QKUK kanë thënë se gjendja e gruas, e cila mësohet të jetë shtatzënë, është e rëndë.
Në përgjigje thuhet se ekipet mjekësore janë duke bërë ç ‘është e mundur për ta shpëtuar gruan.
Kurse, burri saj është në trajtim dhe ka lëndime më të lehta.
“Zyra për informim në QKUK, ju konfirmon se 2 persona po marrin trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK. Një femër e datëlindjes 1996 është në gjendje të rëndë, ekipet mjekësore emergjente po bëjnë maksimumin, kurse personi tjetër që po merr trajtim ka lëndime më të lehta!”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.
Në aksidentin tragjik kanë humbur jetën katër persona, aty ishin të përfshira tri vetura, kurse të katër viktimat ishin brenda një automjeti.
















