Po e ngiste veturën 106 km në orë në zonën ku lejohej vetëm 40, i merret leja për tre muaj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka njoftuar se një personit në Komunën e Kamenicës, i është konfiskuar patenta e shoferit për shkak se ka vozitur me shpejtësi 106 km në orë, në zonën ku lejohej vetëm 40

Fotoilustrim





Në Komunën e Kamenicës, një personit i është konfiskuar patenta e shoferi, për arsye se e ka tejkaluar shpejtësinë e caktuar nga rregullat e trafikut rrugor.

Personi në fjalë, sipas Policisë së Kosovës, ka qenë duke vozitur veturën me shpejtësi 196 kilometra në orë, në zonën ku lejohet vetëm 40.

Përveç, konfiskimit të patentës së shoferit, të dyshuarit i është shqiptuar një gjobë prej treqind eurove.

“Në këtë pikë të kontrollit, ka hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku është kufizimi i shpejtësisë dyzet (40) km/h, duke vozitur me shpejtësinë njëqind e gjashtë (106) km/h. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) eurove, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshme e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj dhe tri (3) pikë negative”, thuhet në njoftimin e policisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, i ka apeluar vozitësit që t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu kjo drejtori, u ka bërë thirrje mediave dhe qytetarëve që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo këtë ta bëjnë përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.





Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika