Po e ngiste veturën 235 km në orë në zonën ku lejohej vetëm 100 km/h, i merret leja për tre muaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një personi i është marrë leja e shoferit për shkak se e ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar

Ilustrim

Të premten e 19 gushtit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një personi i është marrë patentë shoferit për tre muaj, sepse ishte duke e vozitur veturën 235 km në orë, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë maksimale ishte 100 km në orë.

Po ashtu, personit në fjalë i është shqiptuar gjoba prej 300 eurove.

“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 235 km/h (gjobitet me 300€ si dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në njoftimin e policisë, thuhet se tejkalimi i shpejtësisë së lejuar është një ndër faktorët më të shpeshtë të aksidenteve rrugore.

Po ashtu, Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojnë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm, të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika