“Po e zgjedhim sot karate”, mesazhi i njërit prej deputetëve të VV-së në seancën për zgjedhjen e presidentit

Një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje është fotografuar nga Ekonomia Online gjatë seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentes, teksa dërgonte një mesazh lidhur me zhvillimet në këtë proces.

Në mesazhin e dërguar, deputeti Naim Bardiqi ka përdorur edhe shprehjen “karate”, duke përmendur më pas edhe mundësinë e interpretimit nga Gjykata Kushtetuese lidhur me situatën e krijuar në seancë.

“Po e zgjedhim “karate”, pastaj të shofim çfarë thotë Kushtetusja”, ka shkruar ai.

E, lidhur me këtë mesazh të deputetit të VV-së, Ekonomia Online ka pyetur edhe shefen e grupit parlamentar të këtij subjekti politik, Arbërie Nagavcin.

Ajo, ka thënë se nuk mund të jep përgjigje në lidhje me këtë çështje, duke shtuar se nuk ka pare se çfarë është shkruar në atë mesazh.

“Tani unë nuk di çfarë kanë shkruar aty apo çfarë raportimi, nuk mund të jap përgjigje për gjërat që nuk i kam parë”, tha ajo./EO

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika