“Po e zgjedhim sot karate, pastaj të shofim çfarë thotë Kushtetusja”, mesazhi i njërit prej deputetëve të LVV-së në seancë
jë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje është fotografuar gjatë seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentes, teksa dërgonte një mesazh lidhur me zhvillimet në këtë proces. Në mesazhin e dërguar, deputeti ka përdorur edhe shprehjen “karate”, duke përmendur më pas edhe mundësinë e interpretimit nga Gjykata Kushtetuese lidhur me situatën e krijuar në seancë. “Po e […]
jë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje është fotografuar gjatë seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentes, teksa dërgonte një mesazh lidhur me zhvillimet në këtë proces.
Në mesazhin e dërguar, deputeti ka përdorur edhe shprehjen “karate”, duke përmendur më pas edhe mundësinë e interpretimit nga Gjykata Kushtetuese lidhur me situatën e krijuar në seancë.
“Po e zgjedhim “karate”, pastaj të shofim çfarë thotë Kushtetusja”, ka shkruar ai.
Ermal Panduri nga Debat Plus e ka kontaktuar Bardiqin lidhur me atë se çfarë ka shkruar në komuniket telefonike dhe se për të ai ka thënë se ka qenë një komunikim privat dhe se i është cenuar privatësia me publikimin e këtij komunikimi.
Bardiqi ka insistuar që komunikimi ishte nxjerr nga konteksti sepse ka pasur komunikim edhe para edhe pas saj çka është publikuar.
E, lidhur me këtë mesazh të deputetit të VV-së, mediat kanë pyetur edhe shefen e grupit parlamentar të këtij subjekti politik, Arbërie Nagavcin.
Ajo, ka thënë se nuk mund të jep përgjigje në lidhje me këtë çështje, duke shtuar se nuk ka pare se çfarë është shkruar në atë mesazh.
“Tani unë nuk di çfarë kanë shkruar aty apo çfarë raportimi, nuk mund të jap përgjigje për gjërat që nuk i kam parë”, tha ajo.















