“Po i dëmton bizneset”, naftëtarët kërkojnë anulimin e “çmimeve tavan”

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj të thellë për vazhdimin e masave për kontrollin e çmimeve të produkteve të naftës.

Në një komunikatë për media, kjo shoqatë ka kërkuar anulimin e këtyre masave.

“Vlerësojmë se ky vendim po i dëmton rëndë bizneset, po e cenon konkurrencën e lirë dhe, mbi të gjitha, nuk po sjell përfitime reale për konsumatorët. Vendimi nuk plotëson asnjërin nga kriteret e përcaktuara në nenin 15 të Ligjit nr. 08/L-018 për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme. Gjithashtu eshte në kundërshtim Udhëzimin Administrativ (QRK) nr. 03/2022, sipas të cilit masa të tilla mund të zbatohen për një periudhë maksimale prej 90 ditësh.”, thuhet në komunikatë.

Shoqata e konsideron të domosdoshme që opinioni publik të informohet se, krahas rrijtes së cmimit në tregun nderkombetar është rritur edhe pagesa në buxhetin e shtetit.

“Nga data 3 mars 2026 deri më sot, konsumatorët kanë paguar në buxhetin e shteti mesatarisht rreth 7.5 centë për litër, më shumë se në periudhën para fillimit te konflikiti dhe rritjes së çmimeve të furnizimit. Mungesa e politikave mbështetëse dhe e një plani operativ shtetëror për përballimin e krizave energjetike ndërkombëtare ka bërë që barra financiare të vazhdojë të bjerë mbi qytetarët dhe bizneset.”, thuhet tutje.

Pavarësisht vështirësive dhe humbjeve financiare, sipas shoqatës, kompanitë e sektorit të naftës kanë vazhduar të sigurojnë furnizim të rregullt dhe të pandërprerë të tregut.

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës thotë se nëse vendimi nuk anulohet, ajo do të shqyrtojë të gjitha mundësitë juridike për rregullimin e ketyre shkeljeve, si dhe të kërkojë kompensim për humbjet e shkaktuara nga këto masa.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika