“Po i vrisni gratë” – Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist i drejtohet institucioneve për plagosjen e gruas në Fushë-Kosovë

Foto/ EO

Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist ka mbajtur aksion simbolik para stacionit policor në Prishtinë dhe pastaj para Prokurorisë së Shtetit, në muret e të cilave kanë shkruar “Po i vrisni gratë.”

Aksioni vjen pas plagosjes së gruas në Fushë-Kosovë dhe lirimit të dorasit, burrit të saj, pas arrestimit të tij dy ditë më parë për dhunë në familje.

Sipas Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, shteti po mban anën e dhunuesve në luftën e dhunës ndaj grave.

“Jemi mbledhur këtu për ta shprehur revoltën tonë me neglizhimin e jetëve të grave dhe normalizimin e dhunës së gjinizuar nga institucionet e shoqëria. Veç brenda një javë, një burrë e vrau gruan në Graqanicë dhe një tjetër tentoi ta vriste gruan në Fushë Kosovë. Ky i fundit ishte arrestuar pak ditë më parë për dhunë në familje, për t’u liruar pas 48 orëve në procedurë të rregullt. Në këtë luftë shteti vazhdon ta mbajë anën e dhunuesve”, ka thënë përfaqësuesja e kësaj organizate, e cila nuk ka dashur të prezantohet për media”, raporton Ekonomia Online.

Foto/ EO

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika