“Po na flet për siguri, katër muaj pas sulmit terrorist”, Ymeri kritikon “krekosjen” e Kurtit

Në trevjetorin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri Albin Kurti ka lavdëruar qeverisjen e tij, por kjo nuk ka kaluar pa u kritikuar nga Visar Ymeri. Ymeri ka theksuar se Kurti po flet për siguri edhe pas sulmit terrorist të 24 shtatorit dhe ka kritikuar krekosjen e tij për zhvillimin në Kosovë. Ymeri ka argumentuar se rrethanat kur Vetëvendosja ka marrë pushtetin nuk kanë qenë të favorshme, por se po krekoset më shumë sesa duhet, duke mos zbatuar "kontratën e krekosjes" me qytetarët

Në trevjetorin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e përgjithshme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati vetëm lëvdata për qeverisjen e tij.

Por, kjo krekosje e tij nuk kaloi pa u kritikuar nga njohësi i çështjeve të politikës, Visar Ymeri, i cili theksoi se kreu i ekzekutivit po flet për siguri ende edhe pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.

“Unë dëgjova kryeministrit Kurti edhe secilin që i dëgju eksponentët e VV-së thonë që zhvillimi në Kosovë është i paprecedent i krahasuar me krejt periudhën prej se ekziston Kosova. Si rritje ekonomike, zhvillim, si rritje e sigurisë, si luftë ndaj krimit, si siguri për republikë.

Tash kur mu thotë një kryeministër që Kosova s’ka qenë kurrë ma e sigurt katër muaj pas sulmit më të madh që e ka pësuar Kosova prej se është çliruar nga Serbia”, ka thënë Ymeri.

Duke iu referuar krekosjes së Kurtit me qeverisjen tij, Ymeri tha se “ne kemi me të kritiku edhe përtej realitetit objektiv”

Nëse dëshiron ti me u krekosë, ne kemi me të kritiku edhe përtej realitetit objektiv. Prandaj, nuk kam sonte e asnjë ditë me ia mirëkuptu disa prej pozicioneve, edhe pse e di që kanë qenë të vërteta”, ka thënë Ymeri në “Debat Plus”.

Ymeri ka theksuar se rrethanat kur VV-ja ka marrë pushtetin nuk kanë qenë aq shumë të favorshme, dhe për këtë duhej të mirëkuptohej nëse s’di të krekosë shumë.

“Këto rrethana më të cilat është ballafaquar qeveria e re, nuk kanë qenë rrethanat ma të lehta dhe të favorshme me qeverisë. Dhe në një situatë racionale, kur i ki parasysh këto rrethanat dhe i merr për bazë, atëherë ish dashtë me ekzistua njëfarë pakti në mes të qytetarëve dhe qeverisë, ku qytetarët thonë okej s’po ta shohim shumë për të madhe se  pasë vështirë, por as ti mos u krekos shumë.

Tash qeveria po thotë mos ma shihni të madhe se rrethanat kanë qenë të këqija, po krekosjen kontratën nuk po e zbaton. Po krekoset ma shumë sesa ishte krekosë një qeveri normale me pasë qenë në rrethana normale”, ka shtuar Ymeri.

Çka tha Kurti:

Në hyrje të mbledhjes së Qeverisë, kreu i ekzekutivit pati vetëm lëvdata për punën e qeverisjes në këto tri vjet.

Kurti tha se nuk është vetëm fitore elektorale, por, sipas tij, “është momenti i përmbysjes më të madhe në Kosovë”.

“Sot është 14 shkurti, dita që shënon trevjetorin e fitores tonë historike. Trevjetorin e ndryshimit të madh demokratik, politik e shoqëror. Është evolucion elektoral, ku fitoi drejtësia mbi diskriminimin dhe interesi publik mbi atë personal e privat. Kemi qeverisur me duar të pastra, duke mbrojtur vendin, ligjshmërinë dhe paqen. Guximi dhe vendosmëria përballë sfidave të mëdha që erdhën e kaluan”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar se po përpiqen t’i ndalin reformat në ekonomike dhe drejtësi, por “reformat po bëhen dhe do të bëhen”.

“Zhvillimi ekonomik po ndodh dhe do të vazhdojë. Ngritëm të hyrat tatimore, ngritëm eksportin. Ekonomia ka shënuar rritje me mesatare vjetore 6.2% të PBB-së. Janë dyfishuar investimet e huaja. Pasi ndalëm gjakderdhjen financiare, e kemi shpërndarë te qytetarët rritjen ekonomike përmes pakove të ndryshme.

Krijuam platforma dhe mbështetëm të rinjtë siç kishim premtuar, luftuam krimin e korrupsionin, shkatërruam bandat, ashtu siç kishim premtuar. Kemi dhënë më shumë se krejt qeveritë e kaluar për FSK-në. Shtetit ia kthyem terminalet doganore e ndërmarrjet publike i kthyem në ndërmarrje fitimprurëse”, ka deklaruar ai, duke renditur suksese edhe në arsim, bujqësi, shëndetësi e në punë të jashtme.

Sa i përket liberalizimit të vizave, Kurti tha se ndonëse nuk e kanë premtuar, megjithatë e njëjta u realizua gjatë qeverisjes së tij.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika