“Po ndërtohet boshti i të keqes”, Haziri: E kemi rrezikuar paqen

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka komentuar zhvillimet e fundit globale por edhe ato që lidhen edhe me dialogun Kosovë-Serbi

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk është më vetëm nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian, por edhe të Shqipërisë, duke e cilësuar këtë si “me rëndësi të madhe dhe duhet t’i gëzohemi”

Haziri përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar të dielën se është problematik që presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka takuar homologun serb, Aleksandar Vuçiq, por jo edhe kryeministrin Albin Kurti, duke shtuar se paqja e fituar 25 vjet më parë “po rrezikohet sot nga vetë ne”.

Ai ka përmendur edhe sulmet e fundit nga Irani në drejtim të Izraelit si një situatë të re lufte.

“Sulmi i Iranit ndaj Izraelit përbën një situatë të re dhe gjendje lufte. Marrëdhëniet Kinë e Kore e Veriut po avancohen. Po ndërtohet boshti i të keqes. Lufta në Ukrainë me krejt tragjedinë e saj po vazhdon. Duhet të dënohet por të shihet sa keq po ndikon në Ballkan dhe për ne. Tashmë formati i dialogut në Ballkanin Perëndimor, ku prioriteti i parë është Kosova dhe Serbia, nuk është vetëm nën kujdesin e treshes së BE-së Scholc-Macron-Meloni, por edhe kryeministri Rama nga regjioni ynë ka marr rol kritik. Kjo ka rëndësi të madhe dhe duhet t’i gëzohemi. Problemi mbetet që takimi i Presidentit Macron me homologun serb ka ndodhur dhe për herë të parë nuk kemi takim të kryeministrit Kurti në këtë format”, ka deklaruar nënkryetari i LDK-së.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika