Po ngiste veturën 113 km në orë në zonën ku lejohej 50, i merret leja për një vit

Policia e Kosovës ka njoftuar se një personi i është marrë patentë shoferi për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një personi i është marrë patentë shoferi për një vit.

Arsyeja, sipas policisë, është se ai ka vozitur 113 km në orë në zonën ku lejohej 50.

Ngjarja, sipas policisë, ka ndodhur në rrugën Gjilan – Kamenicë, teksa kanë bërë të ditur se personi në fjalë është dënuar edhe me gjobë 500 euro.

“Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës, i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është pesëdhjetë (50) km/h, duke vozitur me shpejtësinë njëqind e trembëdhjetë (113) km/h. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (500) euro, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëm e ndalim vozitjes në afat prej një (1) viti dhe pesë (5) pikë negative”, thuhet në njoftim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u ka apeluar vozitësve t’i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika