“Po zbatohet autonomia e bërë në Ohër” – Gruda: Marrëveshja për të huajt shkel sovranitetin

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në raport me komunitetin serb cenojnë sovranitetin e shtetit dhe lidhen me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Sipas tij, elementet e asaj marrëveshjeje, të cilat ai i cilësoi si “autonomi” apo vetmenaxhim, tashmë po zbatohen në terren përmes mekanizmave të ndryshëm, përfshirë draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Krejt kjo që po bëhet është implementimi i autonomisë që është bërë në Ohër. Sepse të gjitha pjesët e autonomisë që janë pranuar në Ohër, vetmenaxhimit që është quajtur atje, janë tashmë në terren. E ke draftin e Asociacionit që është sjell prej BE-së, që ka thënë nuk guxoni me ndërru. Dhe ai draft thotë se do të ketë një arbitrazh në Bruksel që kur rroken Asociacioni me Qeverinë e Kosovës nuk shkojnë në gjykatë por në Bruksel”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, ai ka kritikuar edhe përdorimin e termit “vetmenaxhim”, duke pretenduar se ai po përdoret si zëvendësim për termin Asociacion.

“Pjesa e dytë janë dokumentet speciale, pasaportat që i ka njohur BE –ja me liberalizim të vizave për serbët në veri. Të tretin e ke Elektroserverin, e ke rrymën më lirë se këtu. E ke universitetin paralel që  kanë më punuar këta që po iu japin leje,  e ke shkolla dhe spitalet paralele, krejt pjesët tashmë janë në terren. Këtu tash vetëm duhet me kombinu edhe me iu vnu një kopurtunë juridike që me u themelu autonomia, ajo është Marrëveshja e Ohrit vetmenaximit, dhe Kurti e ka futur fjalën vetmenaxhim vetëm për me hek fjalën Asociacion”, ka deklaruar tutje ai.

Këto deklarata vijnë pasi Qeveria e Kosovës ka rënë dakord të lëshojë leje të përkohshme qëndrimi për 12 muaj për pjesëtarët e komunitetit serb që nuk posedojnë dokumente të Kosovës, si dhe të njohë kartat e identitetit të lëshuara nga autoritetet serbe, në përpjekje për të lehtësuar zbatimin e ligjeve në fuqi.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika