Podujeva nis procedurat për ndërtimin e parkingut nëntokësor

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se kanë filluar procedurat për ndërtimin e parkingut nëntokësor në këtë komunë

Fotografi ilustrim

Zyrtarët komunalë të Podujevës kanë filluar procedurat për ndërtimin e parkingut nëntokësor në qytet.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili ka thënë se projekti i parkimit nëntokësor pritet të ketë rreth 10 mijë metra katrorë parking dhe përfshin edhe hapësirën ku rreth 1 mijë metra katrorë janë të destinuara për afarizëm.

“Komuna e Podujevës ka filluar procedurat për ndërtimin e parkingut nëntokësor. Projekti i parkingut nëntokësor parashihet të ketë rreth 10 mijë m² parking, po ashtu e ka të inkuadruar edhe hapësirën ku janë destinuar rreth 1000 m² për afarizëm”, ka shkruar Bulliqi në rrjetin social Facebook.

Sipas tij, parkingu nëntokësor planifikohet të ndërtohet në sheshin “Ali Ajeti”.

Ndërsa, sipas njoftimit të kërkesës për kualifikim, parkingu synohet të ndërtohet nëpërmjet partneritetit publiko-privat (PPP).

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika