Podujevë: Vidhen mbi 40 mijë euro vlerë energji elektrike, zihen pajisje për prodhim të kriptovalutave

Sipas Doganës së Kosovës, të gjitha pajisjet e kontrabanduara ishin në funksion për prodhim të kriptovalutave. Ndërkaq, bëhet e ditur se vjedhja e energjisë elektrike është mbi 40.000 mijë euro, ka konstatuar KEDS

Paisje të kontrabanduara nga Dogana e Kosovës

Pajisje për prodhim të kriptovalutave janë konfiskuar nga oficerët doganorë të Kosovës, në një objekt banimi në Podujevë.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, në këtë banesë janë gjetur mallra ilegale të kontrabanduara si 23 copë “Ant-Miner El 3” dhe 13 shtëpiza “1 st cool”.

“Të gjitha pajisjet ishin në funksion për prodhim të kriptovalutave. Me këtë rast përpos mallit të kontrabanduar zyrtarët doganorë kanë vërejtur edhe një lidhje të dyshimtë në rrjetin e rrymës elektrike dhe kane njoftuar edhe zyrtarët e KEDS, të cilët kanë dalë në vend të ngjarjes dhe kanë konstatuar se kemi të bëjmë me kyçje ilegale dhe vjedhje të rrymës elektrike. Sipas konstatimeve preliminare, vjedhja e energjisë elektrike është mbi 40.000 mijë euro”, ka bërë të ditur Dogana e Kosovës.

Paisje të kontrabanduara të gjetura nga Dogana e Kosovës

Bëhet e ditur se malli është sekuestruar nga Dogana si i kontrabanduar, ndërsa rasti është trajtuar sipas procedurës kundërvajtëse.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika