Polemika mbi Deklaratën për Personat e Zhdukur dhunshëm, reagon Hoti
Edhe pse nuk u pajtuan me përmbajtjen e draftit për statusin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga ky takim nuk dolën plotësisht të padakorduar. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqic në takimin e tetë të tyre, miratuan Deklaratën për të Zhdukurit dhunshëm nga lufta e fundit. E polemika […]
Edhe pse nuk u pajtuan me përmbajtjen e draftit për statusin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga ky takim nuk dolën plotësisht të padakorduar.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqic në takimin e tetë të tyre, miratuan Deklaratën për të Zhdukurit dhunshëm nga lufta e fundit.
E polemika në opinionin publik pati mjaftë shumë për pikën e tretë të kësaj deklarate që thotë se “Palët do të angazhohen Për të siguruar qasjen e plotë në informacione të besueshme dhe të sakta që ndihmojnë të gjenden dhe identifikohen personat e zhdukur brenda periudhës kohore 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000” duke u thënë se këtu u barazua shteti i Kosovës me atë të Serbisë.
Por, ekspertja e drejtësisë tranzicionale nuk po e sheh kështu.
Nora Ahmetaj po thotë se nuk mund të ketë barazim të krimeve, e për këtë, ajo përmend shifrat e të pagjeturve të të dyja vendeve.
“Ne I dimë sa persona janë të zhdukur, ne e dimë se nëse I kemi 300-400 persona jo-shqiptar të zhdukur atëherë me këtë dokument zotohen të dyja palët që do të mundohen ti gjejnë informatat dhe le ti gjejnë informatat nëse I kanë, nëse nuk I kanë, kurgjo kërkujt pra nuk ka relativizim sepse po flasim për numra për trupa që deri tash janë gjet dhe për trupa që do të mëtojmë ti gjejmë dhe ata numra flasin vet. Janë mbi 1200 shqiptar dhe diku më pak se 300 shqiptar të cilët mungojnë”, ka deklaruar ajo.
Gjatë ditës, ka reaguar edhe Andin Hoti, kryetar i i Komisionit Qeveritar për Personat e pagjetur, që ka vënë theksin te përfshirja e termit “të zhdukur me forcë” në deklaratë, që sipas tij është tregues i qartë për krimet shtetërore të Serbisë në Kosovë, derisa ka kritikuar deklaratat mbi barazimin e palëve me deklaratë.
“Nuk e di pse para se të deklaroheni publikisht nuk mendoni së pari! Kosova nuk ka qenë shtet në kohën e luftës. Dhe si rrjedhojë, Kosova NUK ka asnjë dokument të luftës për këto krime në posedim të institucioneve të saj”, ka thënë ai.
Megjithatë, këtë deklaratë të nënshkruar me pesimizëm po e shohin shoqata “Zëri i Prindërve”
Sipas Bajram Qerkinit në këtë marrëveshje nuk ka asgjë të re.
“edhe pse thonë politikanët, unë personalisht nuk shoh diçka të re por shoh diçka tjetër që do të zvarritet e stagnohet edhe nja 25 vjet që shumica e familjarëve do të shkojnë e do të mbesin dora e dytë që do të bisedojnë shumë ma lehtë se sa kanë bisedu me neve”, ka thënë ai.
Në deklaratë, pikat e fundit i referohen krijimit të një Komisioni të Përbashkët, që do të kryesohet nga BE e vëzhgohet nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.















