Policët amerikanë akuzohen për vrasjen e Breonna Taylor

Punonjësja e spitalit, 26 vjeçe, u qëllua nga oficerët që hynë në banesë pak pas mesnate, ndërsa ajo ishte me të dashurin e saj, Kenneth Walker. Pas protestave të shkaktuara në vend pas vdekjes së saj, katër oficerë janë arrestuar e njëherësh, akuzuar për vrasjen e Taylor

Nga e majta: Joshua Jaynes, Kelly Hanna Goodlett, Brett Hankison dhe Kyle Meany

Katër oficerë të policisë amerikane janë arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e Breonna Taylor.

Taylor u vra në shtëpinë e saj në Louisville, Kentucky, më 13 mars të vitit 2020 nga policia me rroba civile që po ekzekutonte një urdhër kërkimi “pa trokitje”.

Punonjësja e spitalit, 26 vjeçe, u qëllua nga oficerët që hynë në banesë pak pas mesnate, ndërsa ajo ishte me të dashurin e saj, Kenneth Walker.

Vdekja e saj shkaktoi protesta për padrejtësitë racore në mbarë vendin.

Hetuesit federalë thonë se tre nga katër oficerët komplotuan për të falsifikuar urdhrin e arrestit që çoi në vdekjen e Taylor.

Vetëm një oficer i përfshirë në bastisje, ish-detektivi i Louisville, Brett Hankison ishte akuzuar më parë për rastin, transmeton “BBC“.

Breonna Taylor, 26 vjeç, ishte një teknike mjekësore e urgjencës

Hankison, i cili qëlloi 10 të shtëna gjatë bastisjes, u lirua nga një juri në fillim të këtij viti për rrezikimin e fqinjëve të Taylor, kur disa nga plumbat që ai qëlloi hynë në shtëpinë e tyre.

Oficerët e tjerë të akuzuar nga Departamenti i Drejtësisë janë, Joshua Jaynes, gjithashtu një oficer i shkarkuar dhe oficerët në shërbim Kelly Hanna Goodlett dhe Kyle Meany.

Policia e Louisville thotë se po përpiqet të shkarkojë zotin Meany dhe zonjën Goodlett.

Aktakuza federale e shpallur nga Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland i akuzon të katërt për shkelje të të drejtave civile, konspiracion të paligjshëm dhe përdorim jokushtetues të forcës.

Meany dhe Jaynes dyshohet se kanë shkelur të drejtat civile të Taylor duke përgatitur një deklaratë të rreme me urdhër kërkimi.

Goodlett dyshohet se komplotoi me Jaynes për të falsifikuar urdhrin.

Hankison akuzohet për shkelje të të drejtave civile, pasi qëlloi me armën e tij të shërbimit në apartamentin e Taylor përmes një dritareje.

“Breonna Taylor duhet të jetë gjallë sot”, u tha Garland gazetarëve të enjten.

Urdhri i kontrollit i marrë nga policia përfshinte emrin dhe adresën e Taylor.

Autoritetet dyshuan se ish i dashuri i saj, Jamarcus Glover, një trafikant i dënuar droge, kishte përdorur banesën e saj për të fshehur lëndë narkotike ose para.

Asnjë drogë nuk u gjet në pronë, megjithëse prokurori i qarkut Jefferson Thomas Wine tha se kërkimi ishte anuluar pas të shtënave.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika