Policët e akuzuar për kontrabandë lavdërojnë veten në fjalët përfundimtare
Veprimet që kishte ndërmarrë gjatë kohës sa ishte pjesë e Policisë së Kosovës, në veri të vendit, Zoran Radunoviq, i përmblodhi në një dosje 106 faqesh, që ia dorëzoi trupit gjykues e prokurorisë. Megjithëse Radunoviq se bashku me ish kolegët e tij, janë duke u akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ai në fjalën e […]
Veprimet që kishte ndërmarrë gjatë kohës sa ishte pjesë e Policisë së Kosovës, në veri të vendit, Zoran Radunoviq, i përmblodhi në një dosje 106 faqesh, që ia dorëzoi trupit gjykues e prokurorisë.
Megjithëse Radunoviq se bashku me ish kolegët e tij, janë duke u akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ai në fjalën e tij përfundimtare të dhënë këtë të hënë tha se ishte penguar për të luftuar kontrabandën në atë pjesë.
“Kam pasur 35 kërcënime..jam sulmuar në qendër të Zubin Potokut, ku jam kërcënuar dhe kam hapur rast, vetëm se e kam konfiskuar kamionin. Në fasikëll gjendet shkresa me numrin 6/45, e që përmban të gjitha raportet ku është shtyre populli i Zubin Potokut ndaj meje nga kapiteni Zvezdan Spasojevic dhe është personi që ende është në arrati”, ka thënë Zoran Radunoviq- i akuzuar.
Në fjalën përfundimtare para trupit gjykues, lëvdata për veten për kohën sa e kishte veshur uniformën e policisë, pati edhe Dragan Kompiroviq, i akuzuar nga Prokuroria speciale se keqpërdori detyrën për të lejuar kontrabandimin e mallrave nga Serbia.
“Shumë herë gjatë punës sime kam marr shpërblime si polici më i miri kufitar në stacionin që kam punuar shumë herë në ambasadën amerikanë kam shkuar në kurse.. Gjatë punës sime shërbimet më të forta inteligjente të Kosovës më kanë ofruar që të kalojë e punoi për ta”, thotë Dragosh Kompiroviq – i akuzuar.
Këta dy të akuzuar, së bashku me të tjerët kanë kërkuar nga trupi gjykues që të marr aktgjykim lirues, sepse sipas tyre nuk ka prova që të njëjtit të shpallen fajtor.
“Prokuroria ka dështuar në sigurimin e provave të besueshme për ta bazuar aktakuzën prandaj edhe mungojnë përgjigjet në pyetjet themelore”, ka thënë Asdren Hoxha – Avokat i Jasam Blugoviq.
“Kemi dhënë qëndrimin tonë prej fazës fillestare deri më tash…mund të ju them se sa i përket Ali pllanës nga viti 2005 ka qenë ndër policët e parë të Kosovës dhe s’ka pasur asnjë verejtje”, thotë Vebih Beqiri – Avokat i Ali Pllanës.
Aktakuza kundër 20 zyrtarëve të policisë, që fillimisht kishte përfshirë 33 të akuzuar, është ngritur nga Prokuroria Speciale në maj të vitit 2020, ndërsa rasti ndaj disa prej të akuzuarve është veçuar, e disa të tjerë kanë ndërruar jetë.















