Policët e kidnapuar nga Serbia kthehen në Kosovë

12 ditë pasi u rrëmbyen dhe u dërguan në Beograd, tre oficerët kufitarë, Rifat Zeka, Beqir Sefi e Shemë Mustafa, me vendim të Gjykatës së Lartë të Kralevës, u lejuan të mbrohen në liri. Të shoqëruar nga Sekretari i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, tre policët hynë në pikën kufitare në Merdare rreth orës 14:00, e më pas u pritën në Stacionin Qendror të Policisë në Prishtinë, po u specifikuar se cili nga zyrtarët e lartë u takua me ta

U rrëmbyen nga Njësitë Speciale anti-terroriste, dhe njësitë ushtarake speciale “Kobra”. Me pranga në duar nga specialët serbë u dërguan për në Beograd.

12 ditë pas kidnapimit, po kthehen në Kosovë, prapë nën përcjellje të Policisë së Serbisë, por tash të armatosur lehtë e me sjellje ndryshe.

Para se të hyjnë në territorin kufitjë e të cilit i kanë ruajtur deri më 14 qershor, iu duhet të legjitimohen tek autoritetet serbe.

Pas kësaj procedure oficerët kufitarë, Rifat Zeka, Beqir Sefi e Shem Mustafa u priten ngrohtësisht nga shokët me të cilët kanë misionin e përbashkët.

Nga Gjykata e Kralevës ata u shoqëruan nga Sekretari i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli.

Haxholli ishte ndër të paktit zyrtarë të lartë të pranishëm në pikën kufitare në Merdare.

Nga hierarkia e Policisë në Kosovë përpos zëdhënësit Baki Kelanit të tjerët munguan.

Në kufi nuk u pritën nga zyrtarët e lartë por në shtabin qendror të Policisë në Prishtinë tre oficerët qëndruan për disa orë. E më pas vizituan edhe ministrin Xhelal Sveçla.

Ministria e Punëve të Brendshme ka thënë se “Ministri Sveçla shprehi mbështetjen e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës duke theksuar përkushtimin që ky rast i paprecedentë i Serbisë të mos kalojë pa përgjegjësi. Ky rast i montuar ndaj pjesëtarëve të Policisë duhet të mbyllet pa kushte dhe në tërësi. Serbia duhet të gjykohet për agresionin e saj”.

Përkundër këtyre pretendimeve nga pala serbe, sipas Ministrisë së Jashtme të Kosovës tre policët do të mbrohen në liri.

 Ministria e Punëve të Jashtme ka thënë se “Sipas avokatëve mbrojtës, në këtë seancë, Gjykata e Lartë e Kralevës ka konfirmuar Aktakuzën e Prokurorisë së Lartë të Kralevës ndaj tre oficerëve policorë, ku ngarkohen për kryerjen e veprës penale “prodhim, mbajtje dhe qarkullim ilegal i armatimit dhe mjeteve shpërthyese,” sipas nenit 348, paragrafi 4, të lidhur me paragrafin 2 dhe 1 të Kodi Penal të Serbisë. Prokurori nuk ka kërkuar që oficerëve policorë t’u vazhdohet paraburgimi, që Gjykata e ka pranuar, ku si rrjedhojë, u është lejuar të mbrohen në liri, respektivisht të kthehen në Republikën e Kosovës”.

Përkundër këtyre pretendimeve autoritetet e Kosovës kanë ofruar fakte të qarta që dëshmojën se policët u rrëmbyen brenda territorit të Kosovës.

Dëshmi janë gjetur në vend-ngjarje, përfshirë këtu edhe lokacionin e makinës së tyre e po ashtu edhe rrëfimin nga tre policët, dëshmi që nuk i kanë bindur autoritetet serbe.

 

 

 

 

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika