Policët rrëmbyer nga forcat serbe, Rama kundërshton Kurtin: Nuk ka asnjë paralele mes tyre dhe arrestimit të kriminelit “Llune”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se tre zyrtarë të policisë së Kosovës janë rrëmbyer dhe dyshohet se janë rrëmbyer nga ushtria serbe si hakmarrje për arrestimin e kriminelit të njohur "Llune". Megjithatë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka se nuk ka ndonjë paralele midis këtyre dy ngjarjeve. Rama ka shprehur se nuk ka asnjë lidhje mes rrëmbimit të tre policëve dhe arrestimit të kriminelit "Llune"

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

“Tre zyrtarë të policisë së Kosovës janë rrëmbyer sot në Leposaviq në vendin ku dikur kishte një rrugë ilegale të kontrabandës e që ndodhet rreth 300 metra në brendësi të territorit të shtetit tonë. Dyshojmë që ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës”.

Kështu kishte deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por sipas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, nuk ka asnjë paralele që mund të ngrihet mes kidnapimit të tre policëve nga forcat serbe dhe arrestimit të kriminelit “Llune” nga Policia e Kosovës.

“Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri!”, ka shkruar Rama në Twitter.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika