Policia aksion në Pejë, arrestohen dy të dyshuar për pjesëmarrje në grup kriminal

"Me kërkesë të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës, ka realizuar një bastisje në tre lokacione në rajonin e Pejës, ku kanë arrestuar dy persona me inicialet K.K dhe A.M"

Policia e Kosovës ka realizuar një bastisje në tre lokacione në rajonin e Pejës, ku janë arrestuar dy të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe veprën penale “Detyrimi.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, të njëjtit janë dërguar në ndalim për 48 orë.

“Prishtinë, 15 maj 2024 – Me kërkesë të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës ka realizuar një bastisje në tre lokacione në rajonin e Pejës, ku kanë arrestuar dy persona me inicialet K.K dhe A.M, për kryerje të veprave penale ‘Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’ nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK-së lidhur me veprën penale, ‘Detyrimi’, nga neni 328 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, të njëjtit janë dërguar në ndalim për 48 orë, si dhe brenda afateve ligjore kohore do të bëhet kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj dy të ndaluarve”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika