Policia aksion në Pejë e Ferizaj, arrestohen të dyshuar për fajde, krim të organizuar dhe korrupsion

Policia e Kosovës ka kryer dy operacione të ndara në Pejë dhe Ferizaj, duke arrestuar pesë persona të dyshuar për vepra penale të “fajdes” dhe “detyrimit”, si dhe për “keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik” dhe “keqtrajtim të kafshëve”.

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy operacione në Pejë dhe Ferizaj gjatë ditës së martë, ku janë arrestuar pesë persona të dyshuar dhe janë sekuestruar dëshmi të rëndësishme.

Në Pejë, Policia arrestoi një person të dyshuar për veprat penale të “fajdes” dhe “detyrimit”. Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari kishte detyruar viktimën të paguante norma të larta interesi përmes presionit dhe kërcënimeve.

“Në rastin e parë (1), më 09.07.2024, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim edhe me Hetimet Rajonale në Pejë, kanë arrestuar një person të dyshuar, nën dyshimin se i njëjti ka konsumuar veprat penale ‘fajde’ nga neni 331 dhe ‘detyrim’ nga neni 328 i KPRK-së. Njësitë e lartcekura policore në koordinim edhe me Prokurorinë Themelore në Pejë, pas dyshimeve se janë kryer veprat e lartcekura, të njëjtën ditë kanë realizuar një operacion policor, me ç’rast është arrestuar në flagrancë i dyshuari i lartcekur, i cili dyshohet se në vazhdimësi, përmes presionit dhe kërcënimeve, e ka detyruar viktimën të veprojë në dëm të pasurisë së tij, duke paguar norma të interesit si fajde.

Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, janë sekuestruar dëshmi të cilat do të përdoren në procedurë penale ndaj personit të dyshuar, derisa i njëjti lidhur me rastin, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, personi i dyshuar ndalohet për 48 orë”.

Në Ferizaj, u arrestuan katër persona të dyshuar për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik dhe keqtrajtim të kafshëve.

Një nga të dyshuarit, me inicialet A.P., është një mjek veterinar dhe pronar i një ambulance veterinare private, i cili dyshohet se ka falsifikuar të dhënat e trajtimit të qenve endacak për përfitime personale. Gjithashtu, ai nuk kishte plotësuar kushtet e kërkuara për operim nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

“Në rastin tjetër (2), Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në kuadër të Policisë së Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së shumë veprimeve hetimore për një kohë, si dhe duke aplikuar edhe masa të veçanta të hetimit është arritur të sigurohen dëshmi/prova të mjaftueshme se; i dyshuari me iniciale (A.P.) me profesion Mjekë-Veterinar dhe pronar i Operatorit Ekonomik-Ambulanca veterinare private – fitues i pesë (5) tenderëve, në pesë (5) Komuna të ndryshme, për trajtimin e qenve endacak, gjatë trajtimit të tyre, për periudhën kohorë Gusht-Tetor 2023, në cilësinë e Mjekut Veterinarë, si person përgjegjës, qëllimisht ka shkelur detyrimet qe kanë dal nga kontrata-konkretisht në hospitalizimin pas intervenimit, duke paraqitur të dhëna të rreme; duke shtuar numrin e qenve të trajtuar në regjistrat e dorëzuar tek Autoriteti Kontraktues, duke mos paraqitur rastet e ngordhjes se kafshëve, duke mbajtur të fshehur për autoritetet kontraktuese, me qëllim të përfitimit për vete apo personave tjerë; gjithashtu, nuk ka përfillur procedurat ligjore, ku paraprakisht është dashur të marrë aprovimin nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, për plotësimin e kushteve për të operuar si ambulancë dhe strehimore për qenët endacak, ku sipas raportit të inspektoreve të AUV-it, nuk ka plotësuar kushtet për të operuar, ku rrjedhimisht edhe iu kishte ndaluar operimi, deri në plotësimin e kushteve të kërkuara”.

Të tjerët, me inicialet I.H., A.P., dhe Sh.M., janë dyshuar për keqtrajtim të kafshëve gjatë procesit të kapjes dhe trajtimit të tyre. Pas intervistimit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

“Ndërsa, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit tjerë me iniciale (A.P. ; I.H. dhe SH.M.) në cilësinë e punëtorëve të dyshuarit të parë, gjatë periudhës kohore Gusht-Tetor të vitit 2023, duke Operuar në bashkëkryerje, gjatë kryerjes së procedurave të trajtimit të kafshëve: kapjes, sjelljes, akomodimit në strehimore dhe dërgimit në destinacionin e kapjes, me veprim kanë keqtrajtuar kafshët duke i ’u shkaktuar vuajtje dhe dhembje apo shqetësime të rënda në atë shkallë apo rrethanë të cilat janë të tepruara dhe të pa nevojshme. Me këtë rast i dyshuari i lartcekur me iniciale(A.P.) dyshohet të kenë kryer veprat penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” nga neni 415 i KPRK-së, ndërsa të dyshuarit me iniciale (I.H. ; A.P. dhe Sh.M.) kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve” nga neni 346 I KPRK-së.

Sot me datë 09.07.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarve të sipër cekur dhe të njëjtit janë intervistuar në prezencë të Avokatit mbrojtës, të caktuar sipas detyrës zyrtare. Pas intervistimit, me Aktvendim të Prokurorit, të dyshuari janë ndaluar për 48 orë.

Të gjitha veprimet hetimore kanë qenë të koordinuara me Prokurorin e rastit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj”, thuhet në njoftim e Policisë.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika