Policia aksion në Zubin-Potok: Gjenden armë, mjete eksplozive e municion, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka kryer një bastisje të suksesshme në fshatin Uglarë të Zubin Potokut, ku janë zbuluar armë dhe mjete eksplozive, përfshirë granata dore, armë të gjata, municion, radiolidhje, antiplumba dhe pajisje teknologjike

Në një operacion në fshatin Uglarë të Zubin Potokut, Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme armësh dhe mjetesh eksplozive.

Këtë e ka konfirmuar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili ka bërë të ditur se gjatë bastisjes janë gjetur granata dore, armë të gjata, municion, radiolidhje, antiplumba dhe pajisje teknologjike.

Sveçla ka njoftuar se personi, në pronësi të të cilit janë gjetur këto armë dhe pajisje, është arrestuar.

“Vijon suksesshëm angazhimi ynë në ç’rrënjosjen e krimit dhe largimin e mbetjeve kriminale të Serbisë në vendin tonë. Armë dhe mjete eksplozive si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike janë zbuluar sot nga Policia e Kosovës gjatë bastisjes në një lokacion në fshatin Uglarë të Zubin Potokut. Personit të cilit i janë gjetur këto armë e pajisje është arrestuar dhe lënda është proceduar në Prokurori”, ka njoftuar Sveçla.

Sveçla ka theksuar se ky operacion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për ç’rrënjosjen e krimit dhe eliminimin e mbetjeve kriminale të Serbisë në Kosovë.

“Asnjë kompromis ndaj krimit, individëve apo grupacioneve që cenojnë sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve tanë. Nuk do të ndalemi së punuari në mbrojtje të interesave tona shtetërore, siguri ndaj vendit e qytetarëve tanë, sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës sonë”, ka shtuar Sveçla.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika