Policia angazhohet në mbarëvajtjen e protestës në Prishtinë

Në kuadër të protestës që do të mbahet këtë të shtunë në Prishtinë, Policia e Kosovës, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mbarëvajtjes së protestës, ka bërë përgatitjet e nevojshme operacionale policore

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe mbarëvajtjes së protestës së paraparë të mbahet sot në orën 14:00 në Prishtinë, ka bërë përgatitjet e nevojshme operacionale policore.

“Policia e Kosovës e njeh të drejtën e shprehjes së lirë, pakënaqësive (protestës) si e drejtë ligjore. Lidhur me këtë PK-ja, ka filluar me kohë përgatitjen dhe ndërmarrjen e masave që kanë për qëllim mbarëvajtjen e protestës, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ofrimin e sigurisë për qytetarët, mbrojtjen e pronës dhe ofrimin e sigurisë në trafik”, njofton Policia e Kosovës.

Në njoftimin e tyre thuhet se do të ndërmarrin masat e nevojshme preventive, operative policore për të siguruar që mbarëvajtja e protestës të kalojë pa ndonjë incident, që pjesëmarrësit në protestë të shprehin qëllimin e tyre në mënyrë demokratike dhe në suaza ligjore.

“Sipas procedurave të parapara policia do të merr masa dhe do të shtojë aktivitetet operative para, gjatë dhe pas përfundimit të protestës”, vijon njoftimi.

Policia ka ftuar qytetarët, pjesëmarrësit në protestë që protesta të zhvillohet e qetë duke respektuar ligjet e vendit, dhe që kërkesat e tyre t’i shpalosin në mënyrë demokratike e ligjore.

Partia Socialdemokrate (PSD) fton qytetarët të marrin pjesë në protestë këtë të shtunë, në orën 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, si shenjë mospajtimi për marrëveshjen e arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

PSD fton qytetarët në protestë të shtunën: Marrëveshja e propozuar nga BE-ja, e dëmshme për Kosovën

 

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika