Policia angazhohet për mbarëvajtjen e marshit në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se me qëllim të mbarëvajtjes së marshit të paraparë që do të mbahet, ka bërë përgatitjet e nevojshme operacionale policore

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se me qëllim të ruajtjes së rendit, qetësisë publike dhe mbarëvajtjes së marshit të paraparë që do të mbahet, ka bërë përgatitjet e nevojshme operacionale policore.

“Lidhur me këtë, PK-ja ka filluar me kohë përgatitjen dhe ndërmarrjen e masave që kanë për qëllim mbarëvajtjen e marshutës, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, ofrimin e sigurisë për qytetarët dhe ofrimin e sigurisë në trafik”, njofton Policia e Kosovës.

Policia tutje njofton se do të ndërmarrë masat e nevojshme preventive, operative policore për të siguruar që mbarëvajtja e marshutës të kalojë pa ndonjë incident, që pjesëmarrësit të shprehin qëllimin e tyre në mënyrë demokratike.

“Sipas procedurave të parapara, policia do të marrë masa dhe do t’i shtojë aktivitetet operative para, gjatë dhe pas përfundimit të marshutës, andaj ftojmë qytetarët pjesëmarrës që të marshojnë të qetë dhe që kërkesat e tyre t’i shpalosin në mënyrë demokratike”, thuhet tutje në njoftimin e PK-së.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika