Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar gjithsej 2 mijë e 178 gjoba për shkelje të rregullave në trafik.
Sipas raportit ditor, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 10 persona, prej të cilëve gjashtë janë dërguar në mbajtje me vendim të organeve kompetente.
Po ashtu, në të gjithë vendin janë regjistruar 71 aksidente trafiku. Prej tyre, 45 kanë përfunduar vetëm me dëme materiale, ndërsa 26 aksidente kanë rezultuar me persona të lënduar.
Policia ka njoftuar gjithashtu se dy persona janë dërguar për vuajtjen e dënimit.
