Policia arreston dy persona, sekuestron tetë revole në Klinë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Klinë, të dyshuar për veprën penale "Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse".

Foto: Policia e Kosoves

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Policia në Pejë është njoftuar nga pronari i një agjencie turistike në Klinë se ka pranuar një çantë nga dy qytetarë për ta transportuar në Gjermani me autobus.

Pronari i agjencisë e ka hapur çantën dhe ka parë që aty është një armë dhe menjëherë e ka njoftuar Policinë.

Më pas nga vendi i ngjarjes ka ikur një nga të dyshuarit.

Njërin e ka arrestuar Policia e Kosovës dhe gjatë kontrollit në çantë janë sekuestruar: tetë armë pistoleta Zoraki 7.65mm, tetë karikatorë të armëve Zoraki, 1 fishekë kal: 7.65mm dhe 10 fishekë 6.35mm.

“Me datë 04.10.2023, rreth orës 06:30, policia është njoftuar nga pronari i një agjencie turistike se ka pranuar një çantë nga dy qytetarë për ta transportuar në Gjermani me autobus, i njëjti e ka hapur çantën në prezencën e personave të cilët e kishin sjellë çantën. Me të hapur çantën pronari i agjensionit e ka vërejtur se aty kishte një armë. I njëjti menjëherë ka lajmëruar policinë, me të vërejtur se dëshmitari është duke lajmëruar policinë njëri nga të dyshuarit ka ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika