Një rast grabitjeje është raportuar nga Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit të së martës në Deçan.

Sipas raportit të policisë, një qytetar kosovar është ndaluar në rrugë nga dy persona të dyshuar, të cilët, duke përdorur një veturë me targa vendore, i kanë marrë një shumë parash dhe një telefon. 

Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë të dyshuarit.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, ata janë dërguar në mbajtje ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

“Deçan / 11.03.2025 – 00:25. Viktima mashkull kosovar ka lajmëruar se dy persona te dyshuar meshkuj me një veturë me targa vendore e kanë ndal në rrugë dhe ia kanë marrë një shumë parash dhe një telefon. Lidhur me rastin policia ka identifikuar dhe arrestuar dy te dyshuarit dhe të njëjtit  janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK-ja.