Policia e Kosovës ka arrestuar një person për veprën penale të shpërndarjes së fotografive dhe videove me përmbajtjeje abuzive seksuale të fëmijëve përmes interneti. Sipas policisë  të dyshuarit i është sekuestruar telefoni celular.

“Policia e Kosovës apelon për kujdes dhe raportim të rasteve të tilla”, thuhet ne komunikatën për media.

Tutje sipas policisë, thuhet se “Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, konkretisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, pas veprimeve hetimore dje më datë 15 gusht të vitit 2022 ka identifikuar të dyshuarin i cili ka poseduar disa fotografi dhe video me përmbajtjeje abuzive seksuale të fëmijëve, pastaj këto materiale i ka shpërndarë te personat e tjerë përmes rrjetit social Facebook dhe aplikacionit Wahtsapp. Me këto veprime dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’ përcaktuar sipas kodit penal të Republikës së Kosovës”.

Policia ka thënë se për të dyshuarin mashkull i cili është i lindur në 1998 është shqiptuar masa e ndalimit për për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore me aktvendim të Prokurorit.

Por një dukuri e tilë për Policinë e Kosovës është shqetësues sepse materialet me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve në internet është tepër shqetësuese.

“Persona të ndryshëm, kryesisht të moshave të reja, i shpërndajnë këto materiale që përmbajnë video dhe fotografi ku abuzohen seksualisht fëmijët e paidentifikuar. Këto fotografi dhe video i shpërndajnë përmes rrjeteve të ndryshme sociale (Facebook, Instagram, Snapchat, TikTok etj.). Kjo dukuri është mjaft shqetësuese për vet faktin se kemi të bëjmë me shtresën më të ndjeshme të shoqërisë. Gjithashtu, një gjë e tillë i ri-viktimizon të gjithë ata fëmijë të abuzuar, edhe pse të paidentifikuar”, ka thënë Policia.

Por një vepër e tillë penale sipas ligjit të sipas Kodin Penal të Republikës së Kosovës mund të  dënohet me burgim.

“Një veprim i tillë është i sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës ku dënimi është nga një (1) vit burg deri në pesëmbëdhjete (15) vite, varësisht nga forma e kryerjes së veprës penale. Kjo nënkupton që veprimet si”.

“Kushdo që prodhon video apo fotografi duke abuzuar seksualisht fëmijët ose përdor apo përfshin fëmijën për krijimin ose për prodhimin e shfaqjeve të gjalla, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet”.

“Kushdo që shet, shpërndan, promovon, shfaq, transmeton, ofron ose e vë në dispozicion videot apo fotografitë duke u abuzuar seksualisht fëmijët, dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë (10) vjet”.

“Kushdo që siguron për vetveten apo personin tjetër ose posedon video apo fotografi duke abuzuar seksualisht fëmijët, dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet”.

Tutje bëhet e ditur  se dhe tentativa për të kryer vepër penale nga ky nen është e dënueshme.

Institucionet e sigurisë janë duke i marre masat e nevojshme për trajtimin e kësaj dukurie.

“Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit në vazhdimësi janë duke marrë veprimet e nevojshme për trajtimin e kësaj dukurie. Njëkohësisht, Policia e Kosovës bashkëpunon edhe me mekanizmat relevant ndërkombëtar për parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie mjaft shqetësuese”.

Gjithashtu, Policia iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, e në veçanti prindërve që të kujdesen për fëmijët e tyre se çfarë materialesh posedojnë në telefonat dhe pajisjet e tjera kompjuterike. Ndërsa qytetarët  duhet t’i raportojnë këto  raste sepse në këtë mënyrë i mbrojmë fëmijët nga një dukuri e tillë.