Policia arreston një serb në Jarinje

Të mërkurën e 18 janarit është arrestuar një person serb i cili po kërkohej nga Policia e Kosovës pasi ishte i dënuar për mashtrim

Foto ilustrim

Të mërkurën e 18 janarit është arrestuar një person serb që po kërkohej nga Policia e Kosovës.

“Me datën 18.01.2023 rreth orës 16:25, në Pikë e Kalimit Kufitar-Jarinje, është ndaluar personi M. C., mashkull/serb, i lindur në vitin 1982 në Beograd”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet e mëtejme, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Policia ka njoftuar se i njëjti po kërkohej me urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Mitrovicë pasi ishte i dënuar për veprën penale mashtrim.

“I njëjti është ndaluar me që kërkohej me urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, pasi ishte dënuar më parë nga e njëjta gjykatë me 350 euro, zëvendësuar me 17 ditë burgim, për veprën penale mashtrim”, theksohet në njoftimin e PK-së.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika